Google ADS

E vjedh Ferrarin milionësh gjatë testimit të vozitjes

14:42 | 15 Maj 2019
Arbresh.info

Një ‘koleksionues’ oportunist i makinave ka shfrytëzuar një test të vozitës për të ikur me një Ferrari që kap vlerën e dy milionë dollarëve.

I dyshuari kishte shprehur interesim për ta blerë një Ferrari 288 GTO të vitit 1985, thonë policia në qytetin gjerman të Dyseldorfit, transmeton portali arbresh.info.

Ai shkoi në autosallon me taksi dhe dy orë më vonë pas testit të vozitjes, ishte koha për t’u ndërruar ngasësit.

Por kur shitësi doli nga makina, blerësi i interesuar shkeli gazin dhe u zhduk. Makina më vonë u gjet në një garazh.

Policia po e kërkon këtë burrë në lidhje me vjedhjen

Policia thotë se “vetura historike” me 43,000 km mund të kapë vlerën e dy milionë eurove.

Një listë për makinën në faqen e internetit të tregtarit thotë se dikur makina i përkiste ish-shoferit të Irlandës së Irlandës së Veriut Eddie Irvine – i cili konkurroi për Ferrarin midis 1996 dhe 1999./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme