Më 23 mars 2021, Emmanuel Macron u takua në Pallatin Élysée me Mohamed Al Manfi, President i Këshillit Presidencial Libian.
Përpara se të largohej nga nikoqiri, ai bëri një deklaratë para kamerave, kur ndër të tjera tha:
“Ne kemi një borxh ndaj Libisë dhe libianëve, shumë e qartë që është një dekadë trazirash dhe libianët kanë të drejtë të kenë stabilitet në vend për të rimarrë të drejtat e tyre”.
Me këto fjali, në një farë forme Macron ka pranuar përgjegjësinë e Francës dhe aleatëve të saj në fatkeqësinë libiane, transmeton portal arbresh.info
Dokumentet e zbuluara nga Operacioni Raven hedhin dritë mbi këtë periudhë të trazuar.
Në faqen e fundit të procesverbalit të takimit të 23 nëntorit 2010 mes Sarkozy-t dhe Sheikh Al Thani lexohet sipër nënshkrimeve:
3). U ra dakord që shteti i Katarit do të përballonte të gjitha shpenzimet e operacioneve ushtarake dhe të sigurisë në Libi.
4). Që shteti i Katarit t’i paguajë shumën prej 300 milionë eurosh Shkëlqesisë së Tij Presidentit Nicolas Sarkozy.
Në fund të takimit, Presidenti Sarkozy përgëzoi Shkëlqesinë e Tij Sheikh Tamim Bin Hamad Al Thani, Princin e Kurorës së Katarit, për rolin e madh që luan në partneritetin e veçantë strategjik midis Francës dhe Katarit në të gjitha fushat. Ai gjithashtu rinovoi angazhimin e tij për të mbështetur Katarin në organizimin e Kupës së Botës 2022.
Natyrisht, 300 milionë euro ishin të destinuara për arkën e Ministrisë së Mbrojtjes dhe jo për ish-Presidentin Sarkozy personalisht.
Carla Bruni ka marrë 6 milionë euro në nëntor të vitit 2009 dhe Sarkozy 15 milionë euro të cilat janë shpenzuar për qëllime personale, shkruan EkurdDaily.
Ky dokument ekziston në dy kopje, njëra prej të cilave është e regjistruar në arkivin e Pallatit Elysée.
Gjyqtarët francezë që kanë marrë zyrtarisht një kopje të të gjitha dokumenteve që vijnë nga hakerimi i Katarit do të mund të verifikojnë vërtetësinë e tyre.
Shpenzimet e operacionit Harmattan korrespondojnë në mënyrë të përkryer me buxhetin e ndarë nga Katari. Dhe Britania e Madhe shpenzoi të njëjtën shumë gjithashtu.
Nuk ka pasur kurrë një avion të ushtrisë libiane që bombardonte popullsinë civile dhe as një kolonë tankesh që nxitonin në Bengazi. Këtu përsëri, duhet të kthehemi te imazhet e konferencës për shtyp të Pentagonit të 1 marsit 2011. Robert Gates dhe admirali Mullen po përballen me një tufë gazetarësh të akredituar dhe mosbesues. Pas katërmbëdhjetë minutash, njëri nga gazetarët e pyeti Sekretarin e Shtetit: “A keni ndonjë provë për këto shpërthime? Përsëri përgjigjja është: “E kemi parë në shtyp” dhe gjenerali Mullen shton: “Po! E kemi lexuar në shtyp”.
Lufta në Libi kishte për qëllim destabilizimin e prodhuesit të gazit dhe kapjen e pasurisë së tij. Në janar 2011, edhe pse Gaddafi nuk dyshonte për asgjë, Sheikha Moza u dërgoi islamistëve të Malit verior 15 milionë dollarë, një pasuri për këto grupe.
Disa muaj më vonë Sarkozy dhe Davide Camerone thirrën OKB-në në shpëtim dhe ajo zbatoi për herë të parë doktrinën e “Përgjegjësisë për të mbrojtur”. Dhjetë vjet më vonë, Presidenti Macron e ka reaguar tërthorazi./arbresh.info/
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...
U thirr sot në SPAK, Veliaj: Kurth i sajuar, jam denoncuar n...
Nottingham Foresti e mposht Tottenhamin, ngritët përkohësish...
Hovenier në takim lamtumirës me Kurtin: Me bashkëpunimin më ...
Fulham i jashtëzakonisht, merr fitore në frymën e fundit nda...