Një ushtar italian është therur në qafë nga një person që bërtiti “Allahu Ekber” jashtë Stacionit Qendror në Milano.
Therje e pretenduar thuhet të ketë ndodhur rreth orës 10:45 sipas kohës lokale, transmeton portali arbresh.info.
Ushtari u godit në qafë dhe shpatull gjatë sulmit të tërbuar, njofton Milano Today.
Sulmuesi u largua nga vendi i ngjarjes në drejtim të Via Vittor Pisani, por u arrestua shpejt nga policia në atë moment që ai bërtiti “Allahu Ekbar”.
Policia dhe personeli ushtarak shpejtuan në vendngjarje dhe krijuan një kordon sigurie. Hetimet janë duke u zhvilluar për të përcaktuar nëse incidenti ishte i lidhur me terrorizmin.
Ushtari 34-vjeçar u dërgua në një spital aty pranë për trajtim urgjent, ku gjendja e tij u vlerësua jo e rrezikshme për jetën, megjithë plagën e thellë në qafë.
Sulmuesi, që raportohet se është një shtetas i huaj, ishte i armatosur me një palë gërshërë dhe me sa duket ishte një vizitor i rregullt i stacionit./arbresh.info/
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...