Një grua që sajoi rrëmbimin e saj për të dalë me dashnorin është dënuar me gjashtë muaj me kusht nga një gjykatë franceze.
Sandy Gaillard, 25 vjeçe, që është aktiviste e të djathtës ekstreme Fronti Kombëtar, shkaktoi një kërkim të gjerë, ku u përfshinë 50 ushtarë dhe një helikopter, u tha në gjykatë, transmeton portali arbresh.info
Ajo ishte ndarë nga burri i saj dhe jetonte me një të dashur të ri, por doli me skemën për t’u takuar me një burrë të tretë.
Ajo u gjobit me pesë mijë euro dhe u urdhërua të konsultohet me një psikolog.
I dashuri i Gaillardit alarmoi policinë në korrik, kur dërgoi një tekst duke i thënë se po mbahej në bagazhin e një makine të zezë.
Pas kërkimit 24-orësh, ajo u shfaq pa shenja të traumës dhe pretendonte që rrëmbyesit e saj thjesht vendosën ta lënë të lirë.
Historia e saj kishte edhe mospërputhje të tjera, gjë që bëri autoritetet të kenë dyshime.
Nën intervistimin e policisë ajo pranoi se kishte sajuar historinë në mënyrë që të kalonte një pushim romantik me dashnorin e saj në Le Puy-en-Velay.
Ajo tha se i dashuri i saj i ri nuk kishte qenë i përfshirë në hile./arbresh.info/
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...