Pantera e Zezë ka qenë kudo viteve të fundit, por pamja e kafshëve pas së cilave edhe është krijuar superheroi është diçka më e rrallë.
Fotografi i jetës së egër Will Burrad-Lucas e ka arritur këtë – dhe ka edhe pretendime se kjo është hera e parë që dikush ka kapur një leopard melanist në kamera në Afrikë për 100 vjet, transmeton portali arbresh.info.
Ekzistojnë shumë pak imazhe të këtyre krijesave ikonike, të fshehta.
Will dëgjoi thashethemet për një panterë të zezë, një term ky që përdoret për një leopard të zi apo jaguar të zi, varësisht se nga është në Kampin e Jetës së Egër në Keni.
Pas ndjekjes së gjurmëve të leopardëve përmes pemëve me një udhëzues të quajtur Steve, Will vendoset në një vend për të ngritur kurthet e kamerës së tij Camtraptions.
Ai pati fat në natën e tij të katërt të pritjes.
Leopardi i zi që Will fotografoi është mashkull dhe bazuar në madhësinë e tij, mendohet të jetë rreth dyvjeçar./Arbresh.info/
Kishte veshur maicë me mbishkrime dhe përmbajtje nxitëse, ar...
Më 11 tetor ndërrohet komanda e KFOR-it, do të udhëheqë Enri...
Hajnat vjedhin në shtëpi të mërgimtarëve në Ferizaj
Shpërthim në Podujevë
I hyri në shtëpi i maskuar dhe sulmoi çiftin, policia në kër...
Zhduket një grua në Prizren