Një grua nga Indi është bërë nënë në moshën 70-vjeçare, pasi solli në jetë një djalë me bashkëshortin e saj 79-vjeçar.
Daljinder Kaur solli në jetë një djalë, pas dy vitesh trajtimi IVF (fertilizim in vitro), në një klinikë fertiliteti në shtetin verior të Haryana.
“The Telegraph” shkruan se çifti ishte martuar prej 46 vitesh dhe kishin humbur shpresat që do të bëheshin prindër. Prej vitesh ata kishin duruar edhe talljet e banorëve të zonës, pasi infertiliteti shihet se një mallkim nga Zoti.
“Zoti i dëgjoi lutjet tona. Jeta ime tashmë është e kompletuar. Po kujdesem vetë për fëmijën dhe ndihem plot energji. Im shoq është gjithashtu shumë i kujdesshëm dhe i dashur dhe më ndihmon sa mundet”, tha Kaur për Agjencinë e Lajmeve AFP.
Fëmija u ngjiz duke përdorur vezët dhe spermën e çiftit. Ai lindi i shëndetshëm, ndonëse peshonte vetëm 2 kilogramë. Kjo nuk është hera e parë që një grua në moshë bëhet nënë. Në 2008-ën, një 72-vjeçare solli në jetë dy binjakë, po falë fertilizimit in vitro.
“Do ta rritim dhe do t’i mundësojmë një shkollim për së mbari”, thotë e ëma e fëmijës.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...