Një grua 73-vjeçare në shtetin jugor indian të Andhra Pradesh ka sjellë në jetë dy vajza binjake.
Binjaket lindën përmes metodës së IVF-it, transmeton portali arbresh.info.
“Nëna dhe bebet janë mirë”, tha për BBC Dr Uma Sankar, mjekja e gruas.
Mangayamma Yaramati tha se ajo dhe burri i saj, i cili është 82 vjeç, gjithmonë kanë dashur fëmijë, por nuk kanë qenë në gjendje të konceptojnë deri më tani.
“Ne jemi tepër të lumtur,” tha burri i saj, Sitarama Rajarao, duke shtuar se çifti mbeti shtatzënë brenda dy muajve nga fillimi i trajtimit me IVF.
“Ne u përpoqëm shumë herë dhe pamë mjekë të shumtë,” tha zonja Yaramati, “kështu që kjo është koha më e lumtur e jetës sime”.
Ajo shtoi se ndjehej e stigmatizuar në komunitetin dhe fshatin e saj dhe shpesh do të përjashtohej nga tubimet sociale sepse nuk ishte nënë./arbresh.info/