Çka po ndodh me klimën – bie borë në Brazil gjatë gushtit.
Mbi 20 qytete në Brazilin qendror dhe jugor kanë përjetuar këtë të diel temperaturat më të ulëta ndër vite dhe larg të zakonshmes për muajin gusht.
Dëbora ka nisur lehtë prej së premtes, kombinuar me erëra të forta dhe reshje të dendura dëbore, të cilat kanë vijuar pa pushim përgjatë 24 orëve të fundit, ndërsa në plazhin e famshëm të Kopakabanas në Rio, dallgët arritën deri në 3 metra.
Temperaturat, sipas parashikimit meteorologjik, do të qëndrojnë deri në fillim të javës së ardhshme 8 deri në 13 gradë Celsius. Këto janë temperaturat më të rralla për Brazilin -edhe për periudhën e dimrit-, në 60 vitet e fundit.
Temperatura të ulëta dhe përtej të zakonshmes për stinën e verës janë regjistruar ditët e fundit edhe në Argjentinë, Kili, Uruguai, Paraguai, Bolivi dhe Peru./orainfo/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...