E pabesueshme: Shkencëtarët në Japoni arrijnë ta ringjallin kafshën e ngrirë pas 30 vjetësh

12:24 | 17 Janar 2016
Arbresh.info

Një kafshë e ngrirë është sjellë përsëri në jetë pas 30 vitesh.

Instituti Kombëtar i Japonisë për Hulumtime Polare thotë se shkencëtarët kanë arritur ta ringjallin kafshën e quajtur tardigrade e cila është banore e Antarktidës.

Krijesa e vogël e cila njihet si ariu i ujit është një kafshë më e vogël se 1 mm dhe jeton në kushte ekstreme.

Ato mund ti ngadalësojnë apo ti ndërpresin të gjitha funksionet në kushte të papërshtatshme çka i bën ato të jetojnë për një kohë të gjatë.

Sipas studimit të publikuar në revistën Cryobiology,-transmeton arbresh.info, këto kafshë u gjetën në Antarktidë në vitin 1983. Ato u morën dhe u vendosën në temperaturë minus -20 C për tu shkrirë në maj të vitit 2014.

Shkencëtarët arritën ta ngjallin një vezë dhe një kafshë. Kafsha nisi të lëvizë dhe të hajë ushqim brenda dy dite. Ajo po ashtu bëri 19 vezë dhe lindi me sukses 14 bebet e saj.

Tardigradet janë ngrirë më së shumti për 9 vjet. Kjo është hera e parë që ato ringjallen pas 30 vjetësh.

Ky është një zbulim epokal në të kuptuarit tonë se si këto kafshë kanë arritur të mbijetojnë për një kohë kaq të gjatë./arbresh.info

macro-bug_2348921b 1014635104-1 Tardigrade_3550854b-2

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme