Google ADS

E pabesueshme, dhia e malit mbyt një ari të murrmë

09:10 | 21 Shtator 2021
S D

Me putrat e tyre të gjata e të mprehta e me shpejtësi të frikshme, pak kafshë grabitqare në natyrë sulmojnë në mënyrë më të pamëshirshme se një ari i murrmë i uritur.

Megjithatë, në një rast të rrallë në Kanada, zyrtarët e një parku kanë thënë se një dhi e malit jo vetëm që e ka mbrojtur veten për të mos u bërë ushqim, por ka arritur që të mbysë me brirë një ari që e sulmoi.

Zyrtarët thanë se pas analizave që i janë bërë ariut të mbytur, besohet se ai është sulmuar nga një dhi, sepse i janë gjetur plagë të brirëve në sqetulla dhe qafë, shkruan The Guardian.

Trupi i ariut u gjet më 4 shtator nga një alpinist në rajonin e Kolumbisë Britanike. Dhitë e malit në Kanada dallohen me gëzofin e tyre të trashë e të bardhë dhe mund të peshojnë deri në 125 kilogramë. Brirët e tyre të zinj mund të jenë të gjatë deri në 30 centimetra.

Në vitin 2018 ishte incizuar një video ku një dhi e malit i mbronte të vegjlit e vet nga një ari i murrmë. Ariu ishte rrugës për t’u lëshuar teposhtë, por ishte kthyer në shkëmb, ku i kishte parë dhitë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme