Astronauti i NASA-s Scott Kelly është kthyer në tokë një njeri ndryshe: ai është më i gjatë dhe më i ri, mirëpo nuk janë këto ndryshimet të cilat po i studion NASA. -transmeton arbresh.info.
Agjencia e hapësirës është më e shqetësuar lidhur me ndryshimin e lëngjeve trupore të Kellit, nëse sistemi i tij imunitar është në rregull dhe nëse ka humbur shumë masë kockore dhe muskulore gjatë fluturimit. Kjo është hera e parë që shkenca mposht tretmanet kozmetike në të cilat shumica e njerëzve nuk do të kenë qasje asnjëherë.
Udhëtimi i Kelly-t e bëri atë për pak centimetra më të gjatë, sipas zëdhënësit të NASA-s. Meqenëse nuk ka gravitet në hapësirë që e tërheq trupin e njeriut, shpina i është zgjatur për disa centimetra se sa që ishte para fluturimit. Gjatësia e tij e re është e përkohshme. Graviteti eventualisht do ta rikthejë atë në gjatësinë e mëparshme.
Pos kësaj, ai është edhe për 1/100-ën e sekondit më i ri se sa që do të ishte po të kishte qëndruar këtë kohë në tokë. Spjegimi për këtë është pak më i vështirë dhe ka të bëjë me teorinë e Ajnshtajnit për relativitetin. Nëse dy objekte lëvizin me shpejtësi të ndrsyhme, koha ec më shpejt për objektin që po ecën më ngadalë-fenomen i quajtur zgjerim i kohës.
Kelly ka lëvizur më shpejt se sa ne që kemi lëvizur në tokë: Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar udhëton me 17,000 milje në orë. Nëse e llogaritni këtë me 340 ditët që Kelly i ka kaluar në ISS, kjo do të thotë se ai është për 8.6 milidekonda më i ri.
Sigurisht, Kelly iu ekspozua një dozë shumë më të lartë të rrezatimit dhe nuk bëri dush për një vit-por këto janë sakrifica të vogla në emër të rinisë dhe bukurisë./arbresh.info
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?