E ngatërruan me bosin siçilian të mafias, arrestohet tifozi i Formula 1

21:55 | 14 Shtator 2021
Trina Galanxhi

Mark L, 54-vjeç, ju lidhën sytë dhe u dërgua nga policia në Hagë të mërkurën, pasi menduan se kishin kapur bosin e krimit siçilian, Matteo Messina Denaro, 59 vjeç. Denaro kërkohet për shpërthimet në vitin 1993, në të cilat 10 persona u vranë dhe 93 u plagosën.

Mark L, i cili kishte marrë pjesë në “Grand prix” në 5 shtator, tani është liruar sipas Prokurorisë hollandeze. Ai ishte duke ngrënë në një restorant me djalin e tij kur policia u fut, duke mbajtur një urdhër arresti europian të lëshuar nga autoritetet italiane.

Avokati i tij Leon van Kleef tha: “Ishte si një film i keq, një makth në të cilin klienti im e ka gjetur veten. Imagjinoni, një moment jeni duje ngrënë dhe në momentin tjetër jeni ulur në një burg hollandez me siguri maksimale.”/dosja/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme