Ministria e Jashtme e Ukrainës ka deklaruar se një grua e moshuar, e cila i mbijetoi pushtimit nazist në Mariupol në Luftën e Dytë Botërore, ka ndërruar jetë.
Vanda Obiedkova, 91 vjeç, u tha se vdiq në fillim të këtij muaji, ndërsa ishte strehuar një bodrum, transmeton portal arbresh.info
Vazja e saj Larissa, ka deklaruar se nëna e saj ka ndërruar jetë pasi e ka patur të pamundur të jetojë pa ujë, energji elektrike dhe ngrohje.
Vanda ishte 10 vjeç kur trupat gjermane hynë në qytetin e saj në tetor 1941.
Larissa tha se ndërsa nëna e saj iu shmang kapjes nga nazistët, nëna e Vandës ishte mes mijëra hebrenjve që u morën nga Mariupol dhe u ekzekutuan.
Duke iu referuar situatës aktuale në qytet, Larisa citohet të ketë thënë: “Mamaja e donte Mariupolin; ajo kurrë nuk donte të largohej”./arbresh.info/
https://twitter.com/MFA_Ukraine/status/1516731535357005826?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1516731535357005826%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.bbc.co.uk%2Fnews%2Flive%2Fworld-europe-61157670
Kooperativa “Krusha”: Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë ...
E përlotur, Jonida Vokshi rrëfen humbjen e babait: Pati sëmu...
Moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...