Një nigerian është nxjerrë nga garazhi i prindërve në veri të Kanos, ku po mbahej i mbyllur prej tre vitesh.
Ahmed Aminu, 30 vjeç, është gjetur pas bastisjes së policisë në shtëpinë e familjes së tij, transmeton portali arbresh.info.
Fqinjët njoftuan një OJQ lokale për gjendjen e tij të vështirë dhe më pas u thirrën policia.
Babai i Aminus dhe njerka e tij u arrestuan dhe hetimet janë duke vazhduar nga autoritetet.
Në një video të tmerrshme të shpërndarë në mediat sociale, Aminu i holluar, shumë i dobët për të ecur, u ndihmua në një automjet, ndërsa u dërgua në spital.
Ai kishte kallo të dukshme në gjunjët e tij dhe eshtrat dukesh përmes pak mishi të mbetur në trup.
Policia tha që burri ishte mbyllur në pranga nga prindërit e tij nën dyshimin e abuzimit të drogës dhe ishte lënë pa ushqim dhe kujdes të duhur shëndetësor.
Disa raporte thanë se ai po mbahej i mbyllur për shtatë vjet.
Kjo është hera e dytë që këtë javë një viktimë është shpëtuar nga kushtet e tmerrshme në shtëpinë e prindërve të tyre në Nigeri./arbresh.info/
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist
Studimi: Konsumi i lartë i sheqerit rrit rrezikun për depres...
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur tetë vjet më parë
Sulmi në Gjermani, Rama: Shqipëria solidarizohet me Gjermani...
Sulmi në Gjermani, njëri nga të vrarit thuhet se është fëmij...
Mërgimtarët po vijnë, kjo është situata në pikat kufitare