Google ADS

E humbi armën, suspendohet truproja e presidentit gjerman

15:46 | 9 Maj 2019
Arbresh.info

Një oficer në policinë federale të Gjermanisë është në suspendim pasi që ka humbur armën e tij të shërbimit në një hotel të Berlinit.

Kërkimi është nisur për një pistoletë Glock 17 dhe municionin e tij, që oficeri e ka raportuar të humbur në mëngjesin e të mërkurës. Ngjarja ka ndodhur në distriktin jugor të Berlinit Neukolln, shkruan The Local.

Oficeri është pjesë e mbrojtjes së afërt në policinë e Saksonisë së Ulët. Kjo njësi është përgjegjëse për mbrojtjen e presidentëve të tanishëm dhe të kaluar.

Presidenti i tanishëm i Gjermanisë është Frank-Walter Steinmeier.

Ish presidentët që më parë janë mbrojtur nga kjo njësi janë Horst Kohler, Christian Wulff dhe Joachim Gauk.

Oficeri, emri i të cilit nuk është zbuluar, është suspenduar dhe ka filluar një hetim ndaj tij. Zyra e prokurorit publik në Berlin ka marrë përgjegjësinë e hetimeve./lajmi.net

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme