Google ADS

E grushtonte për çdo like që merrte në Facebook

14:43 | 29 Nëntor 2017
Arbresh.info

Një grua në Uruguai është detyruar t’i nënshtrohet operacionit kirurgjik në fytyrë, pasi bashkëshorti xheloz e grushtonte sa herë që dikush ia bënte “like” në Facebook.

Adolfina Camelli Ortigoza, 21 vjeçe, mbahej kundër dëshirës në shtëpinë e tyre dhe në mënyrë konstante rrihej nga burri 32 vjeçar, transmeton portali arbresh.info

Kur policia më në fund u njoftua, zonja Ortigoza ishte keqtrajtuar aq shumë në trup dhe fytyrë sa kishte nevojë për operacione.

Rastin e lajmëroi në polici babai i të akuzuarit, i cili kishte frikë se vajza do të vdiste pas rrahjes së fundit që i ishte bërë.

Pedro Heriberto Galeano akuzohet për tentim vrasje, heqje liri, mbajtje me dhunë, akuza të cilat përmbajnë dënim maksimal prej 30 vjetësh në burg./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme