Ora e Tokës do të ndodh sonte në ora 20:30, një ngjarje kjo gjatë së cilës e gjithë bota do të fikë elektricitetin për një orë për të treguar përkushtim ndaj ndryshimeve mjedisore.
Kjo ngjarje kishte filluar të praktikohej për herë të parë në Sidnei më 2007, ku më pas edhe 12 shtete të tjera i janë bashkuar kësaj lëvizje që prej atëherë.
Ndalja e elektricitetit bëhet për të kursyer energji dhe për të ruajtur mjedisin për shkak se pothuajse i gjithë elektriciteti në botë prodhohet duke gjeneruar dioksid karboni, transmeton Gazeta Express.
Si pjesë e Orës së Tokës, ndriçimet nëpër rrugët e botës do të lihen lëshuar për arsye të sigurisë. Hong Kongu njihet si vendi me ndotjen më të madhe nga prodhimi i elektricitetit për ndriçim, me qiellin e natës që është 12,000 herë më i ndritshëm sesa normalja.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...