Një ceremoni përkujtimore është mbajtur në Stamboll për gazetarin saudit, Jamal Khashoggi, i cili është vrarë në atë qytet një vit më parë.
Khashoggi, një kritik i zëshëm i Qeverisë së Arabisë Saudite është vrarë brenda konsullatës saudite në qytetin turk, nga një ekip i agjentëve sauditë.
E fejuara e tij, Hatice Cengiz, ka thënë gjatë ceremonisë se ende është në kërkim të drejtësisë.
Princi saudit, Mohammed bin Salman ka mohuar të ketë qenë i përfshirë në vrasje, mirëpo një ekperte e Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje që të hetohet ai.
Në një raport të publikuar në muajin qershor, raportuesja speciale e Kombeve të Bashkuara, Agnes Callamard, e pati cilësuar vdekjen e Khashoggit si “ekzekutim me paramendim”.
Të dielën, trashëgimtari i fronit, bin Salman ka thënë se personalisht nuk ka urdhëruar vrasjen e Kashoggit, mirëpo mban përgjegjësi të plotë si lider saudit.
Prokurorët e Mbretërisë Saudite kanë nisur proces gjyqësor ndaj 11 personave, të cilët kanë qenë të përfshirë në një “operacion të ashpër”, i cili ka rezultuar me vdekjen e Khashoggit.
Ata janë duke kërkuar dënim me vdekje për pesë prej tyre.
Mirëpo Vëzhguesi për të Drejta të Njeriut ka thënë se gjykimi nuk përmbush standardet ndërkombëtare dhe se autoritetet saudite kanë “penguar përgjegjësinë kuptimplotë”.
Në raportin e OKB-së, hetuesit kanë thënë se Khashoggit i është injektuar një sasi e madhe e drogës, që ka rezultuar me mbidozë.
Më pas pjesëtarët e ambasadës është thënë t’i kenë coptuar trupin dhe e kanë dërguar në një vend të panjohur jashtë konsullatës./ REL
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...