Një burrë i ka hedhur acid bashkëshortes në kohën kur po flinte pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, sepse ajo kishte lindur një vajzë e ai donte një djalë.
Farah, 25 vjeçe është djegur rëndë nga sulmi që iu bë nga Siraj në qytetin e Moradabad në afërsi të Nju Delhit, transmeton portali arbresh.info
Ai akuzoi atë se dështoi t’ia plotësojë kërkesën e tij për prikë dhe nuk i lindi një fëmijë mashkull.
32 vjeçari është shpallur në kërkim për shkaktim të lëndimit të rëndë trupor me dashje duke përdorur acid.
Farah është dërguar në spital pas sulmit qyqar me djegie në fytyrë, duar dhe abdomen.
Sipas motrës së viktimës, konfliktet mes çiftit filluan vitin e shkuar, kur dhëndri kërkoi prikë.
E duket se lindja e vajzës së dytë nga Farah ka bërë që Siraj të eskalojë në dhunë të tmerrshme./Arbresh.info/
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...
Rashford e bën prioritet transferimin te gjiganti evropian, ...