E djathta ekstreme në Itali ndjek shembullin e Irlandës kundër abortit

18:35 | 19 Maj 2018
A. B.

Aktivistët dhe politikanët e ekstremit të djathtë kanë vërejtur normën e ulët të lindjeve në Itali, dhe kanë vënë vëmendjen mbi referendumin e Irlandës për abortin.

Pasi 40 vjetori i legjislacionit për abort në Itali po afrohet, përpjekjet e rinovuara vinë nga lëvizja e të djathtëve që në gjirin e tyre kanë shumë militantë që janë kundër abortit.

Duke u afruar 22 Maji, ProVita, shoqata anti-abort e Italisë, ka publikuar një broshurë duke i përsëritur pretendimet e përsëritura që gratë të cilat bëjnë abortime janë më shumë të predispozuara për kancer të gjirit, vetëvrasje ose bëhen alkoolike ose përdoruese të mjeteve narkotike, The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Një veprim i tillë ka ardhur pasi që autoritetet në Romë kanë mbuluar një pllakatë të madhe duke shfaqur një fetus 11 javësh në mitër në një mur në zonën e Vatikanit.

Një mesazh më sipër thotë “Ti je këtu sepse nëna jote nuk të ka abortuar ty.”

“Plani ishte të intensifikoje kampanjën afër përvjetorit të 40,” tha Alessandro Fiore,  një zëdhënës i ProVitës. “ Por ne jemi rritur edhe më shumë pasi që pllakata është censuruar; ne jemi kontaktuar nga shumë njerëz nga gjithë Italia që ishin të interesuar të bëjnë diçka të ngjashme në qytetet e tyre.”

“Referendumi Irlandez, ka shanse që të na ndihmojë të e forcojmë mesazhin tonë”

Toni Brandi, president i ProVitës, i është bashkuar homologëve në Irlandë në një vizitë kohëve të fundit, tani kur shteti Irlandez është duke u përgatitur për referendumin për legalizimin e abortit me 25 maj.

Italianët kanë votuar të e legalizojnë abortin në një plebishit të ngjashëm në vitin 1978. Gratë italiane e kanë të lejuar të  abortojnë  në 90 ditët e para të shtatzënisë. Por, 70,4 për qind e gjinekologëve ende refuzojnë të përfundojnë shtatzënitë për arsye morale, që do të thotë është gati e pamundur për gratë të kenë qasje në një procedurë të sigurte.

Ky numër është rreth 90% në regjionet jugore, ndërsa në qendër të regjionit të Molisë, në këtë regjion vetëm një doktor kryen mbarimin e shtatzënisë. Vitin e kaluar një gruaje në Padua, një qytet në pjesën veriore të regjionit të Venetos, i është të vizitojë 23 spitale përpara se të gjejë një që do të i epte fund shtatzënisë së saj, transmeton Express.

Politikanet nga Liga dhe partitë e djathta, partia si vëllezërit e Italisë janë duke ndihmuar që të vazhdojnë edhe më tutje me kampanjën anti – abort. Massimliano Romeo, senator i Lidhjes, ka thënë : “Gjashtë milion fëmijë janë vrarë në mitër ( që nga 1978), pastaj ata thonë se duhet të marrim imigrant për të rritur popullatën”.

Nëse Lëvizja ka sukses the hynë në qeveri, partia ka premtuar që do e bëjë prioritet kryesor për të i informuar më mirë gratë në atë se çka ata thonë se janë pasojat fizike dhe psikologjike të abortimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme