Google ADS

“E dinin pak njerëz”- Kreu i Hamasit rrëfen operacionin si depërtuan në Izrael

15:04 | 10 Tetor 2023
L G

Mes analizave të shumta që po bëhen në Izrael mbi mënyrën se si militantët kryen një sulm në shkallë kaq të madhe, një zyrtar i  lartë i Hamasit ka dhënë detaje mbi planin, që nga planifikimi e deri tek ekzekutimi.

Ali Barakeh, një eksponent i lëvizjes me bazë në Bejrut, foli për “Associated Press”.

Ai tha se vetëm një numër i vogël komandantësh brenda Gazës e dinin për inkursionin e gjerë të nisur në Izrael, por se aleatët si Irani dhe Hezbollahu libanez “do t’i bashkohen betejës nëse Gaza i nënshtrohet një lufte asgjësimi.

“Operacioni nuk dihej nga askush, përveçse një grusht njerëzish. Ne zgjodhën kohën kur armiku ishte i zënë me pushimet e tij. Askush nga komanda qendrore e Hamasit nuk ndodhej në Bejrut të hënën e kaluar. Asnjë. As nga komanda, as nga byroja politike”, tha Ali Barakeh, lider i Hamasit në Bejrut.

Zyrtari i Hamasit, në këtë intervistë ka bërë të ditur po ashtu se grupi do të përdorë pengjet izraelite për të siguruar lirimin e palestinezëve të burgosur në Izrael dhe SHBA.

“Ata u arrestuan në Amerikë vetëm sepse akuzoheshin për drejtim të një organizate bamirësie që mbështet banorët dhe jetimët në Gaza. Amerika i mori dhe i dënoi këta njerëz sepse iu kërkua nga Izraeli. Ata janë dënuar me burgim të përjetshëm. Ne do të kërkojmë lirinë e këtyre palestinezëve pasi është e drejta jonë”, shton ai.

Me Izraelin që po bëhet gati për një ofensivë tokësore në Gaza, Barakeh tha se aleatët e Hamasit do t’i bashkohen luftimeve nëse Gaza përballet me një asgjësim të mundshëm. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme