Mes analizave të shumta që po bëhen në Izrael mbi mënyrën se si militantët kryen një sulm në shkallë kaq të madhe, një zyrtar i lartë i Hamasit ka dhënë detaje mbi planin, që nga planifikimi e deri tek ekzekutimi.
Ali Barakeh, një eksponent i lëvizjes me bazë në Bejrut, foli për “Associated Press”.
Ai tha se vetëm një numër i vogël komandantësh brenda Gazës e dinin për inkursionin e gjerë të nisur në Izrael, por se aleatët si Irani dhe Hezbollahu libanez “do t’i bashkohen betejës nëse Gaza i nënshtrohet një lufte asgjësimi.
“Operacioni nuk dihej nga askush, përveçse një grusht njerëzish. Ne zgjodhën kohën kur armiku ishte i zënë me pushimet e tij. Askush nga komanda qendrore e Hamasit nuk ndodhej në Bejrut të hënën e kaluar. Asnjë. As nga komanda, as nga byroja politike”, tha Ali Barakeh, lider i Hamasit në Bejrut.
Zyrtari i Hamasit, në këtë intervistë ka bërë të ditur po ashtu se grupi do të përdorë pengjet izraelite për të siguruar lirimin e palestinezëve të burgosur në Izrael dhe SHBA.
“Ata u arrestuan në Amerikë vetëm sepse akuzoheshin për drejtim të një organizate bamirësie që mbështet banorët dhe jetimët në Gaza. Amerika i mori dhe i dënoi këta njerëz sepse iu kërkua nga Izraeli. Ata janë dënuar me burgim të përjetshëm. Ne do të kërkojmë lirinë e këtyre palestinezëve pasi është e drejta jonë”, shton ai.
Me Izraelin që po bëhet gati për një ofensivë tokësore në Gaza, Barakeh tha se aleatët e Hamasit do t’i bashkohen luftimeve nëse Gaza përballet me një asgjësim të mundshëm. /Arbresh.info/
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...