Çon djalin në Disneyland për pushime, por e vret. Gjithçka për të mërzitur të shoqen e cila i kishte kërkuar divorcin.
Aramazd Andressian akuzohet për vrasjen e të birit, Aramazd Jr 5 vjeç, ku pas krimit tentoi që të simulojë zhdukjen e tij.
Burri dhe gruaja e tij Ana, ishin duke u ndarë dhe kështu 35-vjeçari amerikan vendosi që ta çojë djalin në Disneyland në South Pasadena, një veprim që për të gjithë dukej si një mënyrë për të kaluar më shumë kohë me djalin dhe për t’u argëtuar.
Por kur u kthye në California të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjërat shkuan krejt ndryshe. Burri shkoi në spital duke thënë se e kishin sulmuar dhe se i kishin rrëmbyer djalin.
Siç shkruan ‘Mirror’, bazuar në denoncimin e tij nisën hetimet, ku policia zbuloi të dhënat tronditëse. Gruaja rrëfeu se kishte frikë se i shoqi mund të hakmerrej tek i biri, por mendoi se pushimet do ju bënin mirë të dyve.
Një seri detajesh të tjera ngjallën dyshime tek burri, ku deri në momentin ku u gjet kufoma, babai nuk e pranoi krimin. Burri në këto ditë u përball me procesin gjyqësor, ku u dënua me 25 vite burg.
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati ka një njoftim të rëndësishëm për familjet që kanë ap...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,