Krerët e BE-së janë pajtuar të çojnë bisedimet e Brexit në fazën e dytë, por kanë bërë thirrje për qartësi të mëtejme nga Britania për qëllimet e ardhshme.
Bisedimet tani do të kalojnë në marrëdhëniet afatgjatë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe BE’së, transmeton portali arbresh.info
Çështja e parë që do të diskutohet, në bisedimet e muajit të ardhshëm do të jenë parimet e një faze tranzicionale dyvjeçare, pas daljes së Britanisë në mars të vitit 2019, raporton BBC.
Theresa May ka mirëpritur veprimin si një “hap të rëndësishëm në rrugën” për të siguruar një dalje të lehtë dhe të rregullt.
Por Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker ka paralajmëruar se negociatat do të jenë “shumë më të vështira” që tani e tutje.
Donald Tusk, kryetari i Këshillit Evropian, shkroi lajmin se 27 udhëheqësit e BE ishin të lumtur të kalonin në fazën e dytë pasi u takuan në Bruksel./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...