Policia thonë se një amerikan i dehur është rrahur nga një kalimtar, pasi ai bëri përshëndetjen naziste disa herë në rrugët e Dresdenit.
41 vjeçari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur ka pësuar lëndime të lehta nga ky sulm, transmeton portali arbresh.info.
Policia thotë se amerikani, që është nën hetim për shkelje të ligjeve të Gjermanisë kundër shfaqjes së simboleve apo sloganeve naziste, kishte një nivel jashtëzakonisht të lartë të alkoolit në gjak.
Ndërsa bëhet e ditur se forcat e rendit janë vënë pas sulmuesit të tij i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.
Është hera e dytë këtë muaj që turistët e fusin veten në telashe ligjore për shkak të përshëndetjes naziste./Arbresh.info
Krasniqi në Prishtinë: Ky përkushtim, dëshmi e fitores së PD...
Për tre vjet, numri i lejeve të dhëna në Kosovë për mbajtje ...
Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, protestuesit p...
Policia me plan operativ për ditën e zgjedhjeve
E konfirmon agjenti: Edon Zhegrova ka 10 oferta në tavolinë
Çmimet e konsumit në vitin 2024 u rritën 1.6%