Vendimi i presidentit Joe Biden për t’u tërhequr nga gara presidenciale u ndje në Shtëpinë e Bardhë dhe më gjerë, duke lënë pas paqartësi për emërimin e kandidatit zyrtar demokrat. Njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anita Powell.
Çfarë ndodh tani në politikën amerikane, pas vendimit të presidentit Joe Biden për t’u tërhequr nga gara presidenciale?
Deri të hënën në mëngjes, duket se gjithkush kishte një teori të tijën.
Por fillimisht, disa refleksione nga e kaluara nga personi që po shfaqet tashmë në qendër të vëmendjes. Të hënën, nënpresidentja Kamala Harris doli për herë të parë në publik që nga njoftimi i presidentit. Ajo organizoi një aktivitet për atletë të kolegjeve në Shtëpinë e Bardhë.
Ajo tha se presidenti Biden po “shërohet me shpejtësi”. Ai është izoluar për shkak të COVID-it në shtëpinë e tij në Dellauer dhe nuk është parë në publik që javën e kaluar.
“Trashëgimia e arritjeve të Joe Biden-it gjatë tre viteve të fundit është unike në historinë moderne. Me një mandat, ai ka tejkaluar tashmë trashëgiminë e shumicës së presidentëve që kanë shërbyer për dy mandate”, tha nënpresidentja Harris.
Por kritikët republikanë vënë në pikëpyetje nëse ai duhet të qëndrojë në detyrën e presidentit.
“Nëse të gjithë pranojnë se ai nuk është në gjendje të bëjë fushatë, atëherë është e qartë se ai nuk mundet ta drejtojë vendin”, tha kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson.
Mbështetësit janë më optimistë dhe zyrtarët kryesorë demokratë po përkrahin zonjën Harris.
“Kam besim të plotë se mund ta mundë Donald Trump-in. Jam shumë i gëzuar që njerëzit po bashkohen me shpejtësi në mbështetje të saj”, tha ligjvënësi demokrat Adam Schiff.
Atëherë çfarë do të ndodhë më pas? Analistët paralajmërojnë ndaj besueshmërisë së parashikimeve politike.
“Studimet tregojnë se ekspertët politikë bëjnë parashikimet më të këqija. Prandaj do t’i merrja me kujdes ato që thotë dikush si unë”, thotë Peter Loge, ndihmës profesor në Universitetin “George Washington”.
Historianët e kundërshtojnë idenë se një kthesë e tillë ngjarjesh mund të shkaktojë paqëndrueshmëri.
“Mendoj se Shtëpia e Bardhë është një makineri shumë më e madhe se vetë presidenti. Praktikisht ai do të jetë një president në largim. Kemi patur të tillë presidentë në të shkuarën dhe nuk përbën vërtet problem apo ndonjë rrezik të tmerrshëm”, thotë Thomas Schwartz, profesor në Universitetin Vanderbilt.
Dhe disa analistë thonë se në një mënyrë kjo i bën këto zgjedhje më të thjeshta.
“Do të ketë një ndarje të përgjegjësive. Ai do të jetë presidenti. Kamala Harris do të jetë kandidatja dhe kjo e bën më të lehtë për të dy, pasi secili ka një punë të veçantë”, thotë studiuesi William Galston, nga Instituti Brookings.
Kjo na sjell tek pikëpyetja më e madhe të cilës vetëm votuesit amerikanë mund t’i japin përgjigje: Kush do të jetojë në Shtëpinë e Bardhë për katër vitet e ardhshme?/zeriamerikes/
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës