Google ADS

E angazhoi një vrasës t’ia vrasë burrin

13:08 | 9 Nëntor 2017
L G

Ramon Sosa, 50 vjeç nga Teksasi, ishte befasuar pakëndshëm kur kishte marrë vesh nga një mik se gruaja e tij planifikon ta vrasë.

Pronari i një fitnes-klubit e kishte njohur gruan e ardhshme në vitin 2007 dhe ishte dashuruar marrëzisht në të, por është e qartë se ajo nuk i kishte të njëjtat ndjenja, transmeton Gazetametro.net.

Maria Lulu Sosa 43 vjeçe i kishte ofruar rreth 2.000 dollarë njëfarë Gustavi që ta lidhë me ndonjë vrasës që “t’ia heqë qafe” burrin. Mirëpo, ajo nuk e kishte ditur një detaj të vogël. Gustavi dhe Ramoni ishin miq të vjetër.

“Kur më thirri dhe më tha se duhet të takohemi sepse dikush do të më vras, mendova se po tallet”, ka treguar Ramon. Por e përzgjedhura e tij ishte shumë serioze.
“Gustavi më tregoi se seriozitetin e qëllimit të saj ajo tregoi duke formuar me gishta formën e revoles dhe duke e mbështetur gishtin në kokë”, ka shtuar.

vv_1510225445-6932197
Ramoni dhe Gustavi vendosën që ta zënë në flagrancë me ndihmë e FBI dhe policisë. Ia montuan Gustavit pajisjet për përgjim në trup dhe ai e incizoi takimin me Marian ku ai u bë gjoja i njeh dy vrasës. Më pas policia e krijoi një plan të shkëlqyer. E maskuan Ramonin të duket sikur ishte vrarë dhe i treguan fotografitë Marias.

Policia e kishte maskuar fytyrën e Ramonit të duket se ishte qëlluar në kokë, dhe e kishin gërmuar edhe një varr në të cilin e kishin fotografuar në mënyrë që mashtrimi të jetë sa më i besueshëm. Njëri nga detektivët ishte takuar me Marian duke luajtur rolin e vrasësit dhe i tregoi fotografitë, me ç’rast ajo filloi të qeshet.

Maria, përndryshe është nga Meksika dhe e kishte marrë kartën e gjelbër për qëndrim në SHBA duke iu falënderuar martesës me Ramonin i cili është shtetas amerikan. Por tani më nuk duhet të duhet të brengoset se do të deportohet sepse do t’i kalojë 20 vitet e ardhshme në burgun amerikan.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme