Roula Pispirigou, nëna greke që akuzohet se ka vrarë tre vajzat e saj të mitura, mbetet në paraburgim në burgun e Korydallos. Prokuroria ka prova se ajo vrau vajzën 9-vjeçare Georgina, ndërsa hetimet për vdekjen e Irisit dhe Malenës vazhdojnë.
Sot 33-vjeçarja do të ketë një vizitë të jashtëzakonshme në burgun e Korydalos. Atje do ta vizitojnë nëna, motra dhe babai i saj. Sipas informacioneve të pelop.gr, e vetmja gjë që Roula Pispirigou i kërkoi familjes për ta çuar në burg janë fotot e tre fëmijëve të saj, Georgina, Malena dhe Iris.
Sipas të njëjtave informacione, ajo mësohet se është në gjendje të rëndë psikologjike, duke qenë se ditën e hënë, Georgina 9-vjeçare do të festonte ditëlindjen.
Roula akuzohet se vrau vajzën e saj 9-vjeçare duke i injektuar ketaminë, e cila e çoi drejt vdekjes.
Zbardhja e vdekjeve të vajzave është duke u bërë edhe duke parë historikun e kërkimeve të nënës së tyre në google pas rezulton se ajo është futur nëpër faqet mjekësore për të kërkuar ilaçe me qëllim kryerjen e krimit. /abcnews.al
Kryeministri Kurti mori pjesë në natën hapëse të ”Pris...
Aksident masiv në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, përplasen...
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...