Google ADS

Dyshohet se Kina po vret të burgosurit myslimanë për të trajtuar pacientët me koronavirus

01:41 | 12 Mars 2020
Trina Galanxhi

Së fundmi është rritur frika se Kina është duke vrarë të burgosurit myslimanë, në mënyrë që organet e tyre t’i përdorë për trajtimin e të prekurve nga koronavirusi.

Shqetësimet, shkruan The Sun, vijnë pasi Pekini u mburr se kishte kryer një operacion të suksesshëm transplantimi të dyfishtë tek një pacient, të cilit i ishin dhënë vetëm disa ditë jetë, transmeton portal arbresh.info

Monitoruesit e të drejtave të njeriut janë duke shtuar pyetje se si u gjetën kaq shpejt mushkëritë për pacientën e sëmurë.

LEXO EDHE: Koronavirus, Danimarka vendi i dytë në Europë që shkon në izolim total

Sipas tyre, kjo ngre dyshime për trafikim të organeve.

Raportimet për operacionin e shpëtimit të jetës ishin një lajm i madh në Kinë dhe faqet e para të mediave e kishin këtë lajm kryetitull.

Sipas një gazetari ivestigativ, besohet se myslimanët e Ujgurit, që ishin arrestuar dhe burgosur, janë duke u vrarë me qëllimin për të shëruar pacientët me koronavirus.

Në vitin 2014 Kina u zotua se nuk do të ekzekutonte të burgosur me qëllim të transplantimit të organeve, por sipas vëzhguese egziston frika se ky veprim mund të mos jetë ndalur kurrë./arbresh.info/

Të ngjashme