Më shumë se 50 njerëz dyshohet se kanë vdekur pasi persona të armatosur hapën zjarr ndaj besimtarëve në një kishë katolike në Nigeri.
Sulmuesit shënjestruan kishën katolike të Shën Françeskut në qytetin Owo në shtetin jugperëndimor të Ondo-s.
Autoritetet nuk dhanë menjëherë një numër zyrtar të vdekjeve, por raportohet se shumë fëmijë janë në mesin e të vdekurve.
Adelegbe Timileyin, e cila përfaqëson zonën Owo në dhomën e ulët legjislative të Nigerisë, tha se të paktën 50 njerëz ishin vrarë, megjithëse të tjerë e vendosin shifrën më të lartë.
Timileyin shtoi se prifti i kishës u rrëmbye gjithashtu.
Nuk dihet ende se kush qëndron pas sulmit. /arbresh.info/
Taksa mbi asetet e trashëguara bujqësore/ Fermerët në Britan...
Elshani: Personit të cilit i është gjetë armatimi lidhet me ...
Vuçiq konfirmon se do të vizitojë Moskën në maj
“Unë nuk kam ardhur këtu për të vuajtur për dashuri”, Lela n...
Shqipëria pëson dy gola për 10 minuta
U nënshkrua Deklarata kundër dhunës ndaj grave në politikë n...