Autoritetet e Moskës kanë dyfishuar shifrat e numrit të të vdekurve nga Covid-19 në kryeqytetin rus për muajin prill.
Departamenti i shëndetit tani thotë se 1,561 njerëz vdiqën nga sëmundja – jo 639 sa ishte thënë në fillim, transmeton portali arbresh.info.
Departamenti theksoi se raporti i ri përfshinte madje edhe çështjet më “kontroverse, të diskutueshme”.
Gazetarët me bazë në Moskë kishin thënë se numrat zyrtarë ishin shumë të ulët, por ishin akuzuar për lajme të rreme dhe shtrembërim.
Konfirmimi se numrat kishin qenë nën raportim doli para se Rusia të njoftonte 232 vdekje të reja, numri i saj më i madh i vdekjeve ditore gjatë pandemisë deri më tani.
Me 8.572 infeksione të reja të regjistruara, Rusia ka numrin e tretë më të lartë në botë me 387.623 raste. Numri zyrtar i vdekjeve është 4,374.
Qeveria thotë se programi i testimit masiv të vendit është përgjegjës për atë shkallë të ulët të vdekshmërisë – por shumë besojnë se shifrat janë në të vërtetë shumë më të larta.
Megjithëse numri i infeksioneve të reja ditore është poshtë nga një kulm prej mbi 11,000 në fillim të këtij muaji, zyrtarët shëndetësorë në qytetin e dytë më të madh të Rusisë, Shën Petersburg, thonë se spitalet atje po funksionojnë me kapacitetin e plotë./arbresh.info/
Policia e Kosovës rritë masat e sigurisë në prag të festës K...
Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...