Google ADS

Dyer të blinduara ushtrie për shkollën në New Jersey. Masë sigurie ndaj sulmeve të armatosura

15:47 | 4 Shkurt 2020
Arbresh Info

Vetëm këtë vit në shkollat amerikane kanë ndodhur të paktën 23 sulme të armatosura, në të cilat dikush është plagosur apo ka humbur jetën. Në 10 vitet e fundit kanë ndodhur 180 sulme të tilla, rezultat i së cilave janë 356 viktima. Një diferencë kjo shumë e madhe me dekadën e kaluar 1999-2009 , kur kanë ndodhur vetëm 19 sulme gjithsej.

Momentalisht, të paktën 43 shtete u kanë kërkuar shkollave të kenë një plan sigurie, një staf të specializuar për emergjencat, vende evakuimi dhe marrëdhënie të vazhdueshme me shërbimet vendore të emergjencës.

Në shkollën Harrington Park School, në New Jersey, drejtori i ka kërkuar Omer Barnes, pronarit të një biznesi për dyer ushtrie të vendosë dyer të reja në çdo klasë. Barnes është dhe prind i dy fëmijëve , që shkojnë në këtë shkollë dhe kur e mori lajmin u tmerrua. “Këto janë produkte të një sigurie të lartë. Klientët e mi janë biznese të rëndësishme ose institucione qeveritare. Kurrë nuk më kishte shkuar në mendje se do të bëja dyer të blinduara për shkolla.” – shprehet ai.

Në shkollën Harrington Park School trajnimet për situatat e sulmeve kanë filluar. Gjatë tyre dyert e klasave dhe dritaret mbyllen. Dritat fiken. Brenda, nxënësit dhe mësuesit qëndrojnë në heshtje për 20 minuta.

Problemi me të cilin shkollat në Amerikë po përballen është vendosja e një sistemi sigurie, pa i bërë fëmijët të ndihen si në burg.Nuk është e shëndetshme për fëmijët.”- shprehet drejtori i shkollës.

Dyert e vendosura janë të blinduara, xhami gjithashtu. Ato mund të durojnë zjarin deri në 90 minuta dhe kyçi nuk mund të hapet as me plumb.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme