‘Dy zgjedhjet’ e Trump pas sulmit me raketa nga Irani

10:26 | 8 Janar 2020
Arbresh.info

Sulmi iranian mbi bazat ushtarake të koalicionit ka krijuar ndoshta testin më të madh të presidencës së Donald Trumpit.

Gjersa ai është në gjyq për shkarkim, që gjasat janë të mëdha që t’i mbijetoj dhe deri tani kjo e ka ndihmuar atë të bashkojë bazën e tij dhe të mbushë bateritë për zgjedhjet 2020, transmeton portali arbresh.info.

Megjithatë, kjo është një situatë plotësisht e krijimit të zotit Trump dhe pasi bëri fushatë në një platformë për t’i dhënë fund “luftërave të pafund” të Amerikës, ai tani përballet me futjen e SHBA në një tjetër konflikt.

Vendimi i tij për të vrarë gjeneralin Qassem Soleimani është një gjë që ishte shqyrtuar nga administratat paraprake, por ishte vetëm Trump që vendosi t’i shkojë gjer në fund.

Që nga sulmi, ai e ka vendosur veten në qoshe duke kërcënuar se do të përgjigje shumë ashpër madje edhe në mënyrë jo proporcionale nëse sulmon Irani.

LEXO EDHE: Ayatollah Khamenei e quan sulmin me raketa në bazat amerikane një ‘shuplakë në fytyrë’ për amerikanët

Tani që Irani e ka bërë atë dhe me guxim ka marrë përgjegjësi, zoti Trump ka dy zgjedhje.

E para është të sulmojë dhe të rrezikojë nisjen e një lufte jo-popullore. E dyta është të mos ndërmarrë asnjë veprim, por kjo do ta bënte presidentin të dukej i dobët, pasi nuk arriti të mbajë fjalën e tij.

Topi tani është në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, megjithatë nëse ekziston një siguri e administratës Trump, është se presidenti kujdeset thellësisht për mënyrën sesi perceptohet dhe urren të duket i dobët.

Sidoqoftë, de-përshkallëzimi, tani për tani, duket opsioni më i mundshëm.

Indikacionet e hershme ishin që zoti Trump do t’i drejtohej kombit sonte vetëm për herë të dytë në presidencën e tij. Ai nuk e bëri këtë, do të thotë që ndoshta nuk ka marrë ndonjë vendim nëse do të ndërmarrë veprime ushtarake.

Ai tha se gjithçka është mirë dhe se do të japë deklaratë në mëngjes, sipas kohës lokale.

“Gjithçka është mirë!” Trump shkroi. “Raketat e lëshuara nga Irani në dy baza ushtarake të vendosura në Irak. Vlerësimi i viktimave dhe dëmeve po ndodhin tani. Deri më tani, mirë! Ne kemi ushtrinë më të fuqishme dhe të pajisur mirë kudo në botë, deri tani! Do të bëj një deklaratë nesër në mëngjes”.

Shefat e sigurisë pa dyshim që do të jenë të vetëdijshëm për numrin e madh të synimeve amerikane dhe të koalicionit në Lindjen e Mesme që Irani mund të godiste me lehtësi me të njëjtat raketa balistike që përdorte në këtë sulm.

Ky është një territor i paeksploruar dhe ajo që ndodh më pas do të ketë një ndikim të madh në jetën e atyre që jetojnë, shërbejnë dhe punojnë në rajon, për të mos përmendur presidencën e Z. Trump./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme