Dy varka me emigrantë janë mbytur pranë brigjeve të ishullit italian Lampedusa dhe të paktën 30 prej personave që ndodheshin në bordin e tyre raportohen të zhdukur.
Autoritetet italiane bëjnë me dije se një grua së bashku me fëmijën e saj kanë ndërruar jetë pasi ranë në det të hapur pas zhytjes së varkave që janë nisur nga Sfax në Tunizi.
Varka e parë që u përmbys në det kishte 48 emigrantë në bord, 45 prej të cilëve u shpëtuan, ndërsa 3 janë të zhdukur.
Në varkën e dytë ndodheshin 42 emigrantë dhe vetëm 14 prej tyre janë shpëtuar.
Ndërkohë, roja bregdetare italiane ka mbyllur me sukses operacionin e shpëtimit të 34 emigrantëve të tjerë, përfshirë gjashtë gra, të cilët mbetën të bllokuar për 36 orë në shkëmbin e Capo Ponente në Lampedusa, ku anija e vogël me të cilën po udhëtonin u përplas të premten.
Refugjatët thanë se ishin me origjinë nga Burkina Faso, Kameruni, Bregu i Fildishtë, Guinea, Mali dhe Nigeria.
Besohet se kushtet e vështira të motit, me detin e trazuar për shkak të erës së fortë kanë shkaktuar tragjeditë e njëpasnjëshme të fundjavës./A2
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...