Dy tërmete të tjera godasin ishullin Kos, banorët dalin nga shtëpitë

12:43 | 23 Korrik 2017
Arbresh.info

Nuk ka paqe në ishullin grek Kos, që dy ditë më parë u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8. Raportohet se mbrëmjen e djeshme dy tërmete të tjera goditën ishullin, duke shkaktuar panik tek banorët dhe turistët.

Sipas sizmologëve, dy tërmetet ishin me magnitudë 4.4 dhe 4.6. Ato ranë njëri pas tjetrit me diferencë kohore 16 minuta. Sipas mediave greke, banorët dhe turistët u detyruan të dilnin nga shtëpitë dhe të kalonin natën në rrugë nga frika e shembjes së ndërtesave. Raportohet se edhe aeroporti i ishullit Kos u evakuua.

Dy ditë më parë, një tërmet i fortë goditi Bodrumin në Turqi dhe ishullin Kos në Greqi, duke shkaktuar 2 të vdekur dhe 115 të plagosur. Mes të plagosurve ishte edhe një shqiptar, i cili u dërgua në spitalin e Athinës. /tvklan.al

image-3 image-2

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme