Dy të vrarë nga të shtënat në një fabrikë në Gjermani, autori i maskuar në arrati

21:41 | 7 Janar 2025
E.H

Dy persona u vranë pasi një burrë i maskuar dhe i armatosur depërtoi në fabrikën Hennel në qytetin Bad Friedrichshall në shtetin gjerman të Baden-Württemberg rreth orës 17:45.

Sipas policisë, dy persona janë qëlluar për vdekje, ndërsa i treti është plagosur rëndë, raporton Bild transmeton Arbresh.info.

Policia rrethoi skenën e krimit dhe dërgoi në vendngjarje një kontingjent të madh forcash policie, duke përfshirë një helikopter dhe një ekip të operacioneve speciale (SOT) .

Sipas deklaratës, sulmuesi ka arritur të arratiset dhe kërkimet për të janë duke vazhduar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme