Dy anëtarë të një ekuipazhi në një helikopter kanë vdekur derisa ishin duke u munduar të fiknin zjarrin në ishullin grek Samos, helikopteri u rrëzua në det, thanë autoritetet e atjeshme të mërkurën.
Sipas AP News, një shtetas rumun dhe një oficer ndërlidhës grek vdiqën në aksident, ndërsa dy shtetas moldavë mbijetuan.
Helikopteri sovjetik Mil Mi-8 me dy turbina të mesme u ngrit nga Samos në orën 16:39 dhe ra në det në orën 17:55, tha Roja Bregdetare Greke.
Në operacionin e shpëtimit morën pjesë nëntë mjete lundruese, pesë nga roja bregdetare, dy nga ushtria dhe dy të tjera ishin të personave privat, si dhe një helikopter.
Gjithsej 27 zjarrfikës, katër avionë që hedhin ujë dhe një helikopter po vazhdonin të luftonin zjarrin që shpërtheu më herët në ishull, në një zonë pyjore pranë fshatit Palaiohori.
Për shkak të erërave të forta, fshatrat Makria Pounta dhe Limnionas janë evakuuar vonë të mërkurën, shkruan Euronews.
Osmani dekreton 24 prokuororë të rinj
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
“Kosova prioritet kombëtar”, Hasani: Ne do të angazhohemi pë...
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...