Dy persona të moshuar kanë vdekur në Iran, pasi u testuan pozitivë në koronavirus, sipas zyrtarëve të shëndetit.
Vdekjet e së mërkurës janë viktimat e para të sëmundjes në Lindjen e Mesme, transmeton portali arbresh.info.
“Dy të moshuar kanë vdekur për shkak të koronavirusit në qytetin Qom, në jug të Teheranit”, i tha Alireza Vahabzadeh, një këshilltare e ministrit të shëndetësisë të Iranit, për Al Jazeera të mërkurën.
“Të dy viktimat kishin pësuar infeksione akute të mushkërive për shkak të infeksionit të tyre me koronavirusin”, shtoi ai.
Më herët gjatë ditës, Kianoush Jahanpour, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, tha se të dy personat kishin testuar pozitivisht për virusin në rezultatet paraprake dhe vdiqën për shkak të mangësive imunitare dhe pleqërisë.
Nuk kishte informacion të menjëhershëm për gjininë dhe moshën e saktë të viktimave./arbresh.info/
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...