Një sulmues ka përplasur sot pasdite qëllimisht makinën e tij me barrierat mbrojtëse të Kongresit amerikan në Uashington, duke lënë të vdekur një oficer sigurie dhe duke plagosur rëndë një tjetër.
Më pas i ka dalë nga makina me thikë në dorë duke tentuar të lëndojë të tjerë zyrtarë sigurie, para se të qëllohej për vdekje nga autoritetet.
Por megjithatë Robert Contee i policisë Metropolitane të kryeqytetit u tha gazetarëve se incidenti “nuk duket se ka lidhje me terrorizmin”.
Shefja e policisë së Capitol, Yogananda Pittman, tha se i dyshuari, tashmë i vdekur, kishte përplasur mjetin e tij me barrierat e betonit dhe më pas kishte “vrapuar në mënyrë agresive drejt oficerëve me thikë në dorë”, para se të qëllohej për vdekje prej tyre, transmeton tch.
Dy të vdekur në sulmin me makinë ndaj Kongresit të SHBA në Uashington (fotot)
Pittman tha se fillimisht dy oficerë të policisë së Capitol u dërguan me urgjencë në spital pas goditjes nga makina e sulmuesit, dhe një prej tyre “ishte mundur nga plagët”.
Incidenti kishte nisur në orën lokale 1:02 (ora shqiptare 20.00) sot pasdite.
Autoritetet thanë se i dyshuari nuk kishte reaguar ndaj paralajmërimeve vokale të oficerëve, prandaj ata kishin hapur zjarr.
Pittman nuk emëroi oficerin që humbi jetën pasi autoritetet ishin ende duke tentuar të informonin familjarët.
Pas lajmit, kryetarja e Kongresit, Nancy Pelosi urdhëroi flamurët në gjysmë shtizë në Capitol, ndërsa shumë kongresmenë postuan dhimbjen e tyre dhe lutjet për oficerin e plagosur.
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin