Dy të moshuar rreth të 70-ave kanë vdekur nga të shtënat me armë në një spital në Nju Jork.
Mediat e huaja raportojnë se burri qëlloi gruan dhe më pas u vetëvra.
Ata u gjetën në një dhomë në katin e katër të spitalit Westchester në Valhalla.
Të shtënat u raportuan rreth 9:39 të mëngjesit, përcjell oranews.tv.
Zëdhënësi i policisë, Tom Gleason tha në një konferencë për shtyp se në vendngjarje u gjet një armë kalibri 38.
“Unë kam ardhur në spital dhe unë u njoftua nga personeli tjetër i spitalit se ata janë evakuuar dhe se kishte të shtëna në katin e katërt të spitalit”, tha për LoHud, punonjësi i Qendrës Mjekësore të Westchester, Jaime Kuhn.
Thuhet se në katin e katërt ndodhet Njësia e Kujdesit Intensiv (ICU).
Autoritetet nuk pranojnë të japin detaje të tjera.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...