Dy të vdekur e dhjetëra të plagosur nga tërmeti i fuqishëm në Filipine

09:25 | 27 Korrik 2022
A. B.

Filipinet u tronditën nga një tërmet masiv me magnitudë 7.3 të mërkurën me të paktën së paku deri më tani të raportuar dy persona të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.

Tërmeti i fuqishëm goditi provincën malore dhe pak të populluar të Abra në ishullin kryesor të Luzonit, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së, shkruan Daily Mail transmeton arbresh.info

Ai shkaktoi rrëshqitje të vogla dheu dhe dëmtoi ndërtesa dhe kisha, ndërsa bëri që turmat e tmerruara dhe pacientët e spitaleve të nxitonin për të dalë jashtë nga objektet.

Tërmeti u ndje fuqishëm në kryeqytetin e vendit Manila, me sistemin e metrosë së qytetit të ndalur në orën e pikut pas tërmetit, tha ministria e transportit.

Gjithashtu, është evakuuar edhe godina e senatit në kryeqytet.

Një punëtor ndërtimi 25-vjeçar në La Trinidad, kryeqyteti i provincës pa dalje në det Benguet, vdiq kur ndërtesa trekatëshe në të cilën ai po punonte u shemb, tha policia. Shtatë punëtorë të tjerë shpëtuan të palënduar.

Tërmeti i së mërkurës ishte më i forti i regjistruar në Filipine në vite. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme