Dy persona janë vrarë sot dhe një është i plagosur rëndë pasi një person, raportohet të ketë sulmuar me thikë.
Policia ka vrarë personin i cili të enjten në mëngjes ka sulmuar njerëzit në rrugë jo shumë larg Versajës. Mediat lokale kanë thënë se sulmuesi – një burrë i lindur më 1982 – ishte i armatosur me një thikë i cili kishte hyrë në një pavijon duke bërtitur “Zoti është një, nëse hyni do të ju vras të gjithëve.”
Sulmuesi ishte i njohur për forcat e sigurisë dhe ishte në listën e kërcënimeve për shtetin, i njohur si Fiche S.
Sipas Reuters viktimat besohen të jenë nëna dhe motra e sulmuesit dhe besohet të ketë qenë një mosmarrëveshje familjare.
Ministri i Brendshëm i Francës Gerard Collomb shprehi ngushëllimet e tij për viktimat dhe familjet e tyre në Twitter duke shtuar se hetimet do të vazhdojnë./arbresh.info/
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...