Në kuadër të luftës kundër terrorizmit me një shtator të këtij viti, në emër të Prokurorit Publik të Konfederatës Fedpol Zvicërr, në bashkëpunim me policinë kantonale të Gjenevës dhe Vaud, kryen gjithsej katër kontrolle në kantonet e Gjenevës dhe Vaud dhe arrestuan dy persona, një shtetas nga Kosova dhe një shtetas nga Maqedonia e Veriut.
MPC po zhvillon procedura penale kundër të arrestuarve nën dyshimin se kanë marrë pjesë ose kanë mbështetur organizatën e ndaluar terroriste “Shteti Islamik”, shkruan gazeta zvicrrane Le Canton27.ch, transmeton arbresh.info.
Përkundër asaj se në disa media u shkrua se ata do të ekstradohen në vendin e origjinës, gazeta zvicerane Le Canton27.ch ka mësuar nga burimet e Policisë Federale dhe MPC/BA, se nuk ka ndodhur ekstradimi, dhe ata vazhdojnë të gjenden në burg në Zvicër deri në vendimin e ri nga autoritetet helvetike.
“Gjykata përgjegjëse për masat e detyrueshme, me kërkesë të Prokurorisë Publike Federale ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej tre muajsh për të dy të akuzuarit. Prandaj të dy janë në paraburgim në Zvicër”, thuhet në njoftimin e Ministrisë Publike në Berne.
Dy të pandehurit janë me vendbanim përkatësisht në kantonet Vaud dhe Gjenevë.
Procedura në fjalë po zhvillohet me dyshimin për shkelje të Art. 2 i Ligjit Federal për Ndalimin e Grupeve dhe Organizatave të Përafërta të “Al-Kaedës” dhe “Shtetit Islamik” dhe Mbështetjes ose Pjesëmarrjes në Organizata Kriminale./arbresh.info/
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...