Dy persona janë arrestuar në Jorkshirin Perëndimor nën dyshimet e përgatitjes së një komploti terrorist.
Të dyshuarit 52 dhe 21 vjeç janë arrestuar në Dewsbury dhe janë dërguar në stacion policor për intervistim, transmeton portali arbresh.info.
Ata janë arrestuar me dyshimet se janë përfshirë në përgatitjen apo nxitjen e akteve terroriste sipas nenit 41 të Ligjit mbi Terrorizmin 2000.
Dy adresa në qytezën Savile janë duke u bastisur në lidhje me hetimin.
Nuk janë dhënë detaje të mëtejshme për çfarë akti terrorist bëhet fjalë apo nacionalitetin e të arrestuarve./Arbresh.info/
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...