Dy adoleshentë suedezë janë paraburgosur të enjten në lidhje me shpërthimet që ndodhën para agimit në afërsi të Ambasadës së Izraelit në Kopenhagë një ditë më parë.
Prokurorët kanë thënë se janë duke hetuar “nëse motivi i shpërthimeve mund të jetë sulmi terrorist”.
Askush nuk u lëndua nga shpërthimet e mëngjesit të së mërkurës në një lagje ku janë të vendosura disa misione diplomatike, megjithëse një shkollë hebraike u mbyll pas shpërthimeve.
Dyshja, të cilët nuk mund të identifikohet në përputhje me urdhër të gjykatës, do të mbahen në paraburgim për 27 ditë.
Ata përballen me dy akuza fillestare, armëmbajtje të jashtëligjshme dhe bartje të pesë granatave të dorës.
Dy prej granatave shpërthyen kur të dyshuarit i hodhën ato në një shtëpi afër Ambasadës, tha prokurori Soren Harbo.
“[Shpërthimet] ndodhën shumë pranë Ambasadës izraelite”, tha Harbo.
Shpërthimet shkaktuan dëme në tarracën e kulmit të një shtëpie aty pranë. Ambasada izraelite nuk u dëmtua.
Seanca e së enjtes ndaj dy të dyshuarve u mbajt me dyer të mbyllura, pasi u lënduan akuzat fillestare. Duke raportuar nga salla e gjyqit, transmetuesi danez DR tha se adoleshentët, të moshës 16 dhe 19-vjeçare, dyshohet se vepruan “në bashkëpunim dhe së bashku me një apo më shumë persona me marrëveshje paraprake”.
Të dyshuarit i kanë mohuar akuzat, sipas mediave lokale.
Ata u arrestuan të mërkurën pak para mesditës në një tren në stacionin qendror të Kopenhagës./rel
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...