Google ADS

Dy shpërthime në një kamp refugjatësh në kufi me Sirinë

23:48 | 15 Maj 2017
Trina Galanxhi

Një grup monitorues sirian ka deklaruar se dy shpërthime kanë ndodhur në një kamp të improvizuar afër kufirit sirian me Jordaninë.

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën, ndërsa shtatë të tjerë janë të plagosur, duke përfshirë edhe luftëtarë rebelë, transmeton portali arbresh.info.

Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani thotë se shpërthimet ndodhën mbrëmjen e së hënës afër zonës së tregut të kampit të Rukbanit, që strehon rreth 80,000 sirianë të zhvendosur, transmeton portali arbresh.info

Një faqe interneti e lajmeve e lidhur me ushtrinë e Jordanisë thotë se shpërthimi ndodhi në një treg të deleve në zonën perëndimore të kampit të Rukbanit. Raporti i faqes së Hala Akhbar nuk ka raportuar për numrin e të vrarëve apo të lënduarve.

Rukban ka qenë skenë e disa shpërthimeve dhe sulmeve në të kaluarën./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme