Dy shpërthime në Kabul, në mesin e viktimave edhe gazetarë

08:48 | 30 Prill 2018
Arbresh.info

Të paktën 21 persona kanë humbur jetën në dy shpërthime në kryeqytetin afgan të Kabulit, përfshirë edhe fotografin e agjencisë së lajmeve AFP dhe disa gazetarë të tjerë në vendin e ngjarjes.

Një sulmues në motoçikletë kreu sulmin e parë në qarkun Shashdarak, transmeton portali arbresh.info.

Rreth 15 minuta më vonë, pasi njerëzit dhe gazetarët u mblodhën në vendngjarje, ndodhi shpërthimi i dytë.

https://twitter.com/AFP/status/990827164009357312?tfw_creator=BBCWorld&tfw_site=BBCWorld&ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.bbc.com%2Fnews%2Fworld-asia-43946539

AFP tha se kreu i fotografëve Shah Marai ishte vrarë.

Në një postim, agjencia e lajmeve tha se shpërthimi i dytë kishte shënjestër grupin e gazetarëve.

Në Qarkun Shashdarak është ministria e mbrojtjes, shërbimet e inteligjencës dhe ndërtesa e NATO-s./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme