Dy punonjës të ambasadës ruse kanë humbur jetën nga shpërthimi në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, konfirmoi sot Ministria e Jashtme ruse, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Më 5 shtator, në orën 10:50 të mëngjesit sipas orës në Kabul, një militant i panjohur shpërtheu një mjet shpërthyes në afërsi të hyrjes në seksionin konsullor të ambasadës ruse në Kabul. Si rezultat i sulmit, dy punonjës të misionit diplomatik u vranë. Ka edhe viktima në mesin e qytetarëve afganë”, tha ministria në një njoftim.
Ambasada është në kontakt të ngushtë me shërbimet afgane të sigurisë të cilat po hetojnë incidentin, thuhet më tej.
Më herët, policia e Kabulit tha se një civil ka humbur jetën dhe dhjetë të tjerë u plagosën kur një sulmues vetëvrasës synoi një tubim pranë ambasadës ruse.
Forcat e sigurisë kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur një hetim për shpërthimin, tha zëdhënësi i policisë së Kabulit, Khalid Zadran, në Twitter.
Sipas mediave lokale afgane, një shpërthim i fuqishëm ndodhi në afërsi të ndërtesës së ambasadës në zonën Darul Aman, në jugperëndim të Kabulit.
Deri më tani, zyrtarët lokalë nuk kanë dhënë asnjë detaj në lidhje me shpërthimin.
Megjithatë, banorët lokalë theksuan se një numër i madh njerëzish ishin të pranishëm kur shpërtheu bomba.
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
“Kosova prioritet kombëtar”, Hasani: Ne do të angazhohemi pë...
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...
SHSKUK-ja jep detaje për 30 vjeçarin e infektuar me Lijën e ...
Hoti: Sikur të nisej me kohë ndërtimi i termocentralit me ga...