Dy persona u vranë në një sulm ajror izraelit që kishte për shënjestër një komandant të rezistencës palestineze në kryeqytetin sirian Damask, tha media e regjimit sirian, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë së lajmeve të regjimit SANA, një avion luftarak izraelit ka lançuar tre raketa në një ndërtesë në lagjen Mazzeh.
Përderisa një raketë është interceptuar, dy raketat e tjera kanë goditur ndërtesën, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur dhjetë të tjerë.
Sipas raportimit, Akram al-Ajouri, një nga komandantët e grupit palestinez Xhihadi Islam, i ka mbijetuar sulmit, përderisa djali i tij bashkë me një civil tjetër janë vrarë.
Në sulm janë plagosur vajza e komandantit Al-Ajour dhe nëntë civilë të tjerë.
Lëvizja Xhihadi Islam e ka konfirmuar tentativën për vrasjen e Al-Ajour-it.
Përmes një kumtese, lëvizja tha se Al-Ajouri i ka mbijetuar sulmit ndërsa djali i tij është vrarë, duke mos dhënë më shumë detaje.
Ushtria izraelite akoma nuk ka komentuar sulmin.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...