Autoritetet thonë se dy nxënës janë vrarë dhe dy adoleshentë të tjerë janë plagosur nga të shtënat pranë një shkolle të mesme në Çikago.
Zyrtarët e zjarrfikësve të Çikagos thanë se katër 16-vjeçarët u qëlluan të premten pasdite pranë shkollës së mesme “Benito Juarez” në West Side të Çikagos.
Shefi i policisë së Çikagos, David Brown thotë se viktimat u qëlluan jashtë shkollës. Autoritetet thonë se të katër viktimat u dërguan në të njëjtin spital.
Drejtori i Shkollave Publike të Çikagos, Pedro Martinez, tha gjatë një konference për shtyp se duhet të lutemi për viktimat dhe familjet e tyre.
Incidenti me armë në Çikago vjen dy ditë pas 10 vjetorit të sulmit të rëndë në shkollën fillore Sandy Hook në Newtown të Konektikatit, ku u vranë 20 fëmijë dhe 6 të rritur./voa
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin